Prishtinë, 20 janar 2014
Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Bashkësisë Islame të Istogut, në të cilën morri pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, u diskutuan çështje më rëndësi, ndër të cilat edhe infrastruktura e Këshillit përkatës dhe zhvillimi i jetës fetare në këtë komunë. Me këtë rast, Myftiu Tërnava ndau eksperiencat dhe përvojat e tij, me anëtarët e KBI Istog, me qëllim avancimin e mëtutjeshëm të punës së këtij Këshilli.

“Ne jemi këtu, nisur nga parimi i përgjegjësisë, obligimeve dhe detyrave që kemi ndaj fesë tonë dhe institucionit në të cilin veprojmë, pa ndonjë shtytje apo veprim të dhunshëm nga jashtë. Prandaj më e pakta që mund të bëjmë, është që secili nga ne t’i dijë përgjegjësitë e tija me të cilat është ngarkuar. Sigurisht se aty ku punohet, ka dobësi, por edhe sukseset janë evidente. Sukseset duhet të jenë shumë më të mëdha në raport me dobësitë apo lëshimet eventuale që mund të ndodhin gjatë punës sonë. Përgjegjësitë tona asnjëherë dhe për asnjë moment nuk guxojnë të jenë të lidhura me gjendjen tonë materiale. Prandaj paraprakisht nevojitet të shërojmë shpirtin tonë, zemrat dhe mendjen, që realisht të kuptojmë konceptin “iman” dhe të ecim përpara. Parakushte për punë keni, por ju duhet t’i krijoni kushtet. Infrastrukturën e keni, ashtu sikur edhe kuadrin, prandaj mos hezitoni të vazhdoni me këtë ritëm, pse jo edhe më tepër…” u shpreh Myftiu.
Kryetari i Këshillit, Muhamet Lipaj dhe kryeimami Tahir Bekaj, dhanë një pasqyrë mbi punën e Këshillit në përgjithësi.
Myftiu Tërnava gjatë qëndrimit të tij në Istog, inspektoi edhe vazhdimin e punimeve në xhaminë e fshatit Trubuhoc, si dhe pati një vizitë me karakter urimi në Kuvendin e Istogut, ku takoi Kryetarin, z. Haki Rugova, të cilin e uroi dhe përgëzoi për mandatin e ri në krye të Komunës së Istogut.
Kryetari Rugova dhe Myftiu, për pak çaste shpalosën dhe ri sollën para vetes memoaret e tyre nga vitet e nëntëdhjeta, kur bashkërisht bënin përpjekje, që në objektin e Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, të konstituohej parlamenti i Republikës së Kosovës. “… sigurisht, ishte viti 1992. Ne jemi shumë krenar që patëm guximin, kurajën, dëshirën, motivin dhe vullnetin që të kontribuojmë nëpërmes atij vendi, për çështje të rëndësishme që lidheshin ngushtë me fatin e së ardhmes së vendit tonë”, tha Myftiu.
Kryetari Rugova dhe Myftiu Tërnava u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të dy institucioneve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…