14-15.12.2013
Departamenti i të Rinjve i BIK-ut ishte pjesëmarrës në seminarin dy ditor të mbajtur në Prizren (14-15 dhjetor 2013) të organizuar nga Organizata Gjermane: Konrad Adenauer Stiftung me temë: “Marrëdëniet në mes të grupeve fetare dhe shtetit”. Të rinjët dhe religjioni në shoqëritë moderne shumë-fetare.
Në ceremonin e hapjes, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, një fjalim pati Mr.Vedat Sahiti-këshillëtarë i Myftiut të Kosovës, i cili më pastaj mbajti edhe një ligjëratë rreth temës “Pluralizmi fetar dhe sfidat e tij në një shoqëri moderne, si duhet të përballet religjioni me këtë realitet të ri”
Në këtë seminar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe dhe kishës katolike: Ilarion Lupulovic dhe Don Kastriot Idrizi, të cilët po ashtu u paraqitën me fjalët dhe ligjëratat e tyre rreth temës së lartpërmendur. Një ligjëratë po ashtu mbajti edhe deputetja e kuvendit të Kosovës Lirije Kajtazi.
Në këtë seminar, përvec përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të ftuarve të tjerë, ishin prezent edhe grupet e studentëve nga tri komunitetet fetare, të cilët përgjatë dy ditëve punuan në grupe duke dialoguar në mes vete dhe duke trajtuar tema të ndryshme si: Ndikimi i praktikimit të fesë në stabilitetin social, Roli i mediave në aspektin e religjioneve etj.
Ndër temat kryesore që u diskutuan në këtë seminar ishte: “Fetë dhe Toleranca”.
Departamanti i të Rinjve i BIK-ut ishte pjesëmarrës në këtë seminar me dhjetë student dhe studente nga Fakulteti i stsudimeve Islame dhe Medreseja Alaud-din në Prishtinë.
Në kuadër të këtij seminari u bën edhe vizita objekteve fetare në Prizren: Xhamisë Bajrakli, kishës ortodokse serbe dhe kishës katolike. Gjatë vizitës së Xhamisë Bajrakli, një ligjërat për të pranishmit mbajti kryeimami i këshillit të bashkësisë Islame të Prizrenit Ali ef. Veza. Z.Veza foli për historikun e Xhamisë Bajrakli dhe po ashtu u kujdes për përgjigjje në pyetjet e të pranishmëve.