Prishtinë, 13 dhjetor 2013
Myftiu i Kosovës,  Mr. Naim Tërnava priti sot në takim njohës Shefin e Zyrës së Rumanisë në Prishtinë, z. Silviu Emanuel Dragoicea.

Z. Silviu e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe tha: “Kam filluar misionin tim në Kosovë në shtator të këtij viti, dhe kam ardhur të njihem për së afërmi me ju. Jeni personalitet që keni luajtur rol dhe vazhdoni të luani rol pozitiv në stabilitetin e vendit, duke gjeneruar në rend të parë tolerancë në mes feve”.
Myftiu Tërnava falënderoi Shefin e Zyrës rumune për interesimin dhe për vizitën. “Dy popujt tanë i lidh fati i njejtë gjatë periudhës së Rilindjes kombëtare. Kemi raporte të mira me Myftiun e Rumanisë dhe vazhdimisht nëpër konferenca të ndryshme ndërkombëtare këmbejmë ide me interes të përbashkët dhe i diskutojmë ato. Kam dëshirë që në një të ardhme të afërt ta vizitoj Komunitetin Mysliman në shtetin tuaj”, – tha Myftiu, si dhe kërkoi nga diplomati rumun që Rumania sa më parë ta njoh Republikën e Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…