Prishtinë, 31 tetor 2013
(Ndërsa në seancën e paradites Kuvendi i BI të Kosovës në mbledhjen konstituive zgjodhi për kryetar të Kuvendit Mr. Ajni Sinanin)
Në mbledhjen e sotme ,Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës, rizgjodhi edhe për një mandat pesëvjeçarë Mr. Naim Tërnavën për Myfti të Kosovës.
Myftiu Naim Tërnava nga Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës që e përbëjnë 60 anëtarë (Trupin Zgjedhorë të BI të Kosovës e përbëjnë: 30 anëtarët e Kuvendit të BI të Kosovës, 28 kryetarët e Këshillave vendor të BI, Dekani i FSI dhe drejtori i Medresesë) mori shumicën absolute të votave, 53 përball kundërkandidatit, Ahmet Sadriu që mori 5 vota.
Kandidatë të propozuar për Myfti ishin edhe kryeimami, Sabri Bajgora dhe dr. Fahrush Rexhepi, të cilët gjatë seancës u tërhoqën nga gara.
Pas zgjedhjes Myftiu Tërnava para Trupit Zgjedhor paraqiti për miratim edhe anëtarët e Kryesisë: Bahri Sejdiu -Regjioni i Prishtinës, Nexhmi Maksuti -Regjioni i Mitrovicës, Musli Arifaj -Regjioni i Pejës, Shani Sylka -Regjioni i Gjakovës, Reshat Mexhidi-Regjioni i Prizrenit, Isa Tërshani -Regjioni i Ferizajt, Ilmi Krasniqi -Regjioni i Gjilanit dhe Abdulla Abdiu -Regjioni i Preshevës.
Trupi Zgjedhor me shumicën absolute të votave miratoj edhe përbërjen e Kryesisë së BIK.
Ndërkaq, po sot paradite u bë edhe konstituimi i Kuvendit të ri të Bashkësisë Islame të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e fundit për periudhën e ardhshme pesëvjeçare.
Pas verifikimit të mandateve të kuvendarëve të rinj u bë edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Për kryetar të Kuvendit të BI të Kosovës u zgjodh delegati nga Prizreni, Mr. Ajni Sinani, ndërsa për nënkryetar -delegati nga Medreseja e mesme“Alaudin” e Prishtinës, Fadil Hasani.{gallery}zgjedhjet13{/gallery}