Prishtinë, 21 tetor 2013

Mbrëmë rreth mesnatës në Prishtinë kanë arritur haxhinjtë e parë kosovarë që sivjet kryen Haxhin në Mekën e bekuar.
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për t’i pritur haxhinjt përveç përfaqësuesve të Kryesisë së BIK dhe përfaqësuesve të Këshillave vendorë kishin dal një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, kryesisht familjar të haxhinjëve, që krijuan një atmosferë gëzimi e festive.

Haxhinjtë që arritën të parët nga Xhidja e Arabisë Saudite janë të Prishtinës me rrethinë.
Ndërsa, sot në orët e hershëm të mëngjesit ka arritur edhe një avion me haxhilerët tanë që i përkasin rrethit të Prizrenit.
Të gjithë haxhinjtë kosovarë, përfshirë edha ata në moshë të shtyrë kanë pasur gjendjen e mirë shëndetësore na thanë mjekët , të cilët janë kujdesur për  haxhilerët tanë gjatë Haxhit.
Nga Xhidja pritet që  të arrij edhe sonte një avion, ndërkaq avioni i fundi me haxhilerë kosovarë pritet të vije nesër rreth mesditës.
Këtë vit nga Kosova kanë kryer Haxhin 800 besimtarë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…