Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava më  03 tetor 20013 priti në një delegacionin nga Kuvajti të kryesuar nga prof. dr. Abdulhumsin Al Kahrafi – sekretar i përgjithshëm i Fondacionit Kuvajtian të Vakëfeve  i cili qëndroi për vizitë dy ditore në Kosovë për të parë nga afër finalizimin e  projekteve të financuara nga ky fondacion.

Myftiu Tërnava  falënderoi delegacionin për vizitën  dhe për ndihmën e shtetit kuvajtian i cili në vazhdimësi ka ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme.
 “Nesër, do ta  finalizojmë një projekt të suksesshëm  të financuar nga ju ndërtimin e Çerdhes në Gjakovën që do je të institucioni i parë parashkollor në kuadër të BIK”, -tha ndër të tjera Myftiu dhe vazhdoi, andaj më  lejoni që përmes jush të falënderoj qeverinë dhe popullin kuvajtian për mbështetjen që i keni dhënë Kosovës dhe ndihmën e vazhdueshme për BIK dhe institucionet e saja.
Prof. dr. Abdulmisin Al – Kharafai gjatë vizitës në Kosovës mbajti  një ligjëratë në Fakultetin e Studimeve Islame dhe vizitoj  medresenë e  mesme “Alaudin” në Prishtinë si dhe  disa shkolla tjera si në fshatin Mazgit  që janë  financuara nga fondacioni Kuvajtin për vakëfe.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…