Përfaqësuesit të lagjes së Kalabrisë në takim me myftiun Tërnava
Kërkuan anulimin e vendimit të ministrit Dardan Gashi
Prishtinë, 18 shtator 2013
Një delegacion i përfaqësuesëve të lagjes së Kalabrisë (Veterikut) takuan sot Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava, të cilit i shprehen shqetësimin për pezullimin e lejes për ndërtimin e xhamisë në lagjen e tyre nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Jemi këtu në emër të 700 familjarëve të lagjes Kalabria që të shprehim shqetësimin tonë në lidhje me pezullimin e lejes për ndërtimin xhamisë. Për ne banorët ndërtimi i xhamisë është një nevojë, ne e kemi kërkuar dhe përkrahur ndërtimin e xhamisë.
Vendimi i ministrit Gashi është i pabazë dhe i ndikuar nga grupe të interesit. Kërkojmë nga ju myfti që të përdorni autoritetin tuaj, që vendimi i ministrit Gashi sa më parë të tërhiqet dhe të vazhdojë ndërtimi i xhamisë, ashtu siç është paraparë.”
Myftiu Tërnava u tha përfaqësuese të lagjes se është në dijeni për atë cka ka ndodhur, dhe së bashku edhe me kompetentët e Këshillit të BI në Prishtinë dhe të Këshilli për Ndërtimin e Xhamisë do të ndjekin rrugët institucionale e ligjore për të tejkaluar sa më parë këtë situatë. Në takim qe i pranishëm edhe kryetari i këshilli të BI së Prishtinës, Bahri ef. Sejdiu.