Prishtinë, 13 shtator 2013
Myftiu Tërnava priti z. David Shenk, i cili shoqërohej nga Pastori i Kishës Protestante Evangjeliste në Kosovë, z. Artur Krasniqi.
Myftiu e njohu z. David Shnek për bashkëpunimin e BIK me të gjitha komunitetet fetare në vend. “Kosova është shembull shumë i mirë i bashkëjetesës, respektit dhe tolerancës ndërfetare, këtu do të veçoja raportet e mira edhe me Kishën ortodokse serbe në Kosovë.”-tha muftiu Tërnava.
z. David Shenk falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe çmoi lart kontributin personal të myftiut dhe të BIK në ruajtjen dhe kultivimin e bashkëjetesës dialogut e tolerancës mes komuniteteve fetare në Kosovë.
“Më lejoni t’ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj në Konferencën ndërfetare të mbajtur vite më parë në Universitetin e Yale. Nga ajo konferencë jam inspiruar të shkruaj edhe një libër të titulluar “a Muslim and a Christian in dialogue” që është botuar edhe në gjuhën arabe, parathënien e të cilin e ka shkruar dijetari i njohur botëror Myftiu i Egjiptit Prof. Dr. Ali Xhumua, dhe shpresojmë që shumë shpejtë të përkthehet dhe të botohet edhe në gjuhën Shqipe, por do isha shumë i nderuar që parathënien e botimit shqip ta shkruani ju i nderuar Myfti Tërnava” -tha z. David Shenk, kërkesë të cilën Myftiu Tërnava e pranoi me kënaqësi.