Prishtinë, 10 qershor 2020
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi akademi përkujtimore me rastin e kalimit në ahiret të Mustafë ef. Dervisholli, ish-drejtorit Financiar në këtë Kryesi. Kjo akademi u mbajt në amfiteatrin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë dhe në të morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,me bashkëpunëtorë, dekani i FSI-së, prof. dr. Fahrush Rexhepi, drejtori i Medresesë, Jakup Çunaku, familjarë, bashkëpunëtorë, koleg, përfaqësues të këshillave të BI-së, studentë, shokë etj.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, përshëndeti dhe falënderoj të gjithë të pranishmit për praninë tuaj në këtë aktivitet që mbahet me rastin e kalimit në Ahiret të imamit tonë të shquar e njëkohësisht edhe udhëheqësit e drejtuesit shumëvjeçar të sektorit të financave në Kryesinë e BI të Kosovës, Haxhi Mustafë ef. Dervishollit. Myftiu Tërnava më pas tha se Haxhi Mustafa i përket brezit të parë të nxënësve të Medresesë së Ulët të Prishtinës, ku pati fatin e mirë që të merrte mësime dhe të edukohej nga myderrizi i njohur i lëndëve fetare Bajram ef. Agani, myderrizi i Kuranit hfz. Ishak Saiti dhe profesori i gjuhës shqipe Haki Krasniqi, të cilët padyshim se lanë gjurmët e tyre në formimin e më tejmë të Haxhi Mustafës. “Për Haxhi Mustafën mund të flitet e të shkruhet shumë, por më lejoni që të konstatoj se ai ishte shembull i një imami e misionari të devotshëm, shembull i një atdhetari e udhëheqësi të shquar, i vendosur e me integritet të lartë moral e profesional, një model që gjithsesi duhet ndjekur nga gjeneratat e reja. Haxhi Mustafa e deshi xhaminë, u vu në shërbim të saj dhe të xhematit, iu përkushtua dhe i shërbeu Bashkësisë Islame dhe institucioneve të saj. Ai e deshi edhe vatanin e tij dhe për këtë dashuri ai u angazhua dhe punoi me tërë potencialin e tij’-tha myftiu Tërnava.
Në këtë akademi të pranishmëve me një fjalë iu drejtua ish sekretari i Kryesisë së BIRK-ut Resul ef., Rexhepi, bashke kohaniku i tij, Hajrullah ef. Hoxha dhe nga KBI e Gjakovës ku i ndjeri kishte punuar mësë dy dekada, Esat ef. Rexha të cilët evokuan kujtime nga jeta dhe vepra e mulla Mustafës. “Mulla Mustafë Dervisholli posedonte cilësi të larta moralo njerëzore. Për nga natyra ishte një njeri i urtë, i devotshëm, dinjitozë, i matur si në fjalë ashtu në veprime. Ai ishte gjithashtu njeri serioz, korrekt, si sinqertë dhe modest. Si i tillë askënd nuk e provokonte as nuk e ofendonte me fjalë, si dhe nuk e përgojonte askënd dhe nuk e xhelozonte. Ai ka qenë mikpritës i madh, bujarë dhe bamirës. Ishte i vendosur dhe i pakomporomis kur ishin në pyetje drejtësia dhe parimet islame, si dhe kritik kundër ateizmit dhe dukurive negative në shoqëri”-tha bashkë kohaniku i tij, Hajrullah ef. Hoxha
“Tek ai kam gjetur shumë vlera dhe karakteristika që përbënin personalitetin e hoxhës sonë. Këto vlera e bënin atë personalitet të kompletuar e të nderuar gjithandej ku jetoj dhe veproi. Ishte një medresist i zellshëm, një imam shembullor,, nëpunës i përkryer,, aktivist i shquar, në radhën e atyre që iu përgjigjën zërit të atdheut sa herë që ai e kërkoi. Një qytetar pedant dhe i saktë, punëtorë fetare kombëtar i palodhshëm edhe sakrifikues i çmuar dhe i nderuar”-tha ish sekretari i Kryesisë së BIRK-ut Resul ef., Rexhepi.
Në emër të KBI të Gjakovës një fjalë rasti mbajti sekretari Esat ef. Rexha. Hoxha ynë kishte pamje elegante dhe sjellje përkëdhelëse që ta mbushte zemrën dashuri për të. Karakteri i tij serioz bënte që ai natyrshëm të pushton, vëmendjen e dëgjuesit. Ai ishte një njeri me karakter të fortë me një shikim depërtues deri në brendësinë e bashkëbiseduesit dhe sjellje të matur-tha sekretar i KBI të Gjakovës Esat ef.Rexha.
Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti i biri i rahmetliut, Bunjamin Dervisholli i cili falënderoi myftiun Tërnava për organizimin e kësaj akademie përkujtimore për rahmetliun. Duanë e hatmes e cila ishte lexuar për shpirt të të rahmetliut e bëri Jahir ef. Beqiri.