Prishtinë, 22 prill 2020
Në  pamundësi takimi të rregullt në prag të muajit të bekuar  të ramazanit (për shkak të pandemisë), Kryeimami  I  Bashkësisë Islaeam të Kosovës Sabri ef. Bajgora ka zhvilluar takim virtual me kryeimamët e Këshillave të BIRK-ut nëpërmes platformës zoom, ku me këtë shpalosi platformën e aktiviteteve fetare islame në kuadër të Kryesisë së BIRK-ut për muajin e Ramazanit për vitin 2020.
Përveç të tjerash, Bajgora kërkoi që të respektohen vendimet e Kryesisë në këtë kohë pandemie, si dhe të shfrytëzojnë rrjetet sociale dhe mediet lokale për realizimin e aktiviteteve të Ramazanit, në mënyrë që xhemati të mos ta ndiejë shumë mungesën e pranisë fizike në objektet tona fetare.
Mbledhja u përmbyll me raportimin e kryeimamëve për përgatitjet e tyre për Ramazan në nivel lokal. Takime të tilla virtuale do të realizohen gjatë gjithë muajit Ramazan, dhe jo vetëm (varësisht nga rrethanat që na paraqiten).

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…