Prishtinë, 10 qershor 2013
Në kuadër të aktiviteteve të tij Departamenti i të Rinjve i BIK-ut, tashmë siç edhe e ka bërë traditë, edhe këtë herë organizoi dhe kreu me sukses kursin e Kur ‘anit dhe texhvidit. Ky aktivitet zgjati një muaj e gjysmë, nga 17.04.2013 deri me 10.06.2013.
Nga ky kurs u certifikuan gjithsejtë 31 veta shumica e të cilëve ishin student. Për here të pare nga ky kurs i organizuar nga Departamenti i të Rinjve i BIK-ut u diplomuan edhe nxënëse dhe student te gjinisë femërore.
Kursi u mbajt në dy lëndë: Mësimi i shkronjave të Kur ‘anit dhe ai i rregullave të texhvidit.
Të diplomuarit janë: Hadi Syla, Feston Hajdini, Adnan Xhemajli, Kushtrim Gllareva, Xhevat Shurdhaj, Enver Qerimi, Egzon Abazi, Irfan Rama, Driton Nimani, Astrit Deliu, Pajtim Canolli, Vedat Zeka, Besfort Berisha, Visar Cakiqi, Durim Zogaj, Jehona Mehmeti, Arlinda Abdullahu, Medina Abdullahu, Rinor Ajvazi, Ensar Abdullahu, Kujtim Sejdiu, Ardian Ajvazi, Esare Bedrolli, Dijar Nushi, Allmir Haxhitasimi, Qëndrim Uka, Mujë Salihu, Pajtim Gashi, Arian Krasniqi, Driton Bislimi, Sadat Kërqeli.
Kurset u zhvilluan tri herë në javë dhe u mbajtën në sallën e Departamentit. Mësimin dhe ligjëratat i mbajti stafi i Departamentit.{gallery}kurstexhvid{/gallery}