Prishtinë, 15 maj 2013
Në prani të shumë studiuesve e dashamirëve të librit, ku qe i pranishëm edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtor, nënkryetari i Komitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu si dhe të ftuar të tjerë, sot u bë promovimi i librit “Periodiku Shqiptar Islam (Gjysma e parë e shekullit XX)”, të autorit dr. Fahrush Rexhepi të botuar nga Shtëpia botuese “Dituria Islame”.

Në fjalën përshëndeste, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ndër të tjerat tha: “Prania jonë sot këtu është para së gjithash, nder, respekt dhe obligim ndaj fjalës së shkruar, dhe mundit e djersës së autorit për shkrimin e këtij libri. Ndaj në Islam nuk ka asgjë më të shenjët se studimi, leximi, marrja me dije e shkencë në të gjitha fushat. Njeriun nga vetë natyrshmëria e tij gjithherë e tërhoqi dëshira për të lexuar e studiuar, në mënyrë që t’i lehtësoi jetën vetës dhe të njoh vetën, të kaluarën e tij, sukseset e dështimet, padrejtësitë e mizorit e shumta të ushtruara mbi të qenurit njeri. I nisur nga ky parim edhe autori i këtij libri, Dr. Fahrush Rexhepi iu qasë kësaj fushe që përmes fakteve historike, të argumentoi e vërtetoi kontributin e hoxhollarve –atdhetarëve Islam, kontribut i cili gjatë sistemit komunist ateist qëllimisht ishte injoruar, pa asnjë të drejt.”

Më tutje myftiu Tërnava duke folur për librin në fjalë tha: “Studiuesi Dr. Fahrush Rexhepi, pas një pune të palodhshme tuboi argumente e fakte të shumta të cilat vërtetojnë se shumë nga ylemaja shqiptare kishte dhënë kontribut të madh për çlirimin e vendit qysh nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit tash e 135 vjet më parë. Këtu, Dr. Fahrush Rexhepit shohim përsiatjet dhe sfidat e tij, duke filluar nga vet studimi i cili duhej të ishte i pajisur me virtytin e lartë moral për të thënë të vërtetën historike. Moral i cili pastron shpirtin e mendjen në raport me realitetin dhe fushën të cilës iu qasë vetë autori i këtij libri, për ti ngritur në vendin e merituar personalitetet fetare të dëshmuara e të respektuara të kombit tanë, vend i cili afër një shekulli ishte mohuar në historiografinë tonë. Autori këto “mistere dhe enigma” i bëri që ato të shoshiten, hulumtohen e studiohen pa paragjykim, e qëllim të njëanshëm”.

Në emër të KMSH, përshëndeti e përgëzoj nënkryetari Bujar Spahiu, i cili vlerësoj punën e bërë nga autori Fahrush Rexhepi për ndriçimin e kontributit të parisë islame dhe shtypit islam në gjuhën shqip për kombformim e shtetformim.

Ndërkaq dr. Milazim Krasniqi duke referuar për librin tha: “Libri “Periodiku shqiptar islam” i autorit Fahrush Rexhepi, sjellë në vëmendjen e publikut një temë, e cila në kontekstin e një praktike që ka imponuar diskontinuitetin me vlerat islame ndër shqiptarë, ka mbetur e pastudiuar dhe madje e injoruar. Prandaj, trajtimi i kësaj teme është një punë fisnike, në përpjekjet për ta mbrojtur kujtesën tonë fetare, kulturore e kombëtare nga reduktimi i shumësisë së vlerave dhe nga zvetënimi që prodhon ky reduktim. Meqë gjeneza e librit është nga një projekt studimor akademik, ky fakt e ka kornizuar studimin brenda një standardi që vlen zakonisht për projekte të kësaj natyre. Megjithatë, disa aspekte të tematikës janë shqyrtuar në një mënyrë më të çlirët, me çka studimi i ka shpëtuar konvencionit, që di të ngulfatë trajtimin më të shpenguar të tematikës. Kjo ka ardhur edhe për shkak të vokacionit dhe të profesionit të tij”
{gallery}periodiku{/gallery}
Ndërsa, referuesi tjetër studiuesi dr. Jusuf Osmani u shpreh, “Studiuesi e krijuesi Fahrush Rexhepi me punën e tij hulumtuese dhe shkencore, gjithnjë me vështrim kritik, i nënshtrohet fakteve dhe ngjarjeve të kohës nëpërmjet të dhënave faktografike për periodikun islam shqiptar në trojet dhe diasporën shqiptare. Të dhënat i japin veprës një shkëlqim në aspektin shkencor dhe profesional, duke e futur autorin në rangun e studiuesve serioz dhe librin në kuadër të botimeve me vlerë të veçantë. Prandaj, konsideroj se autori me këtë libër ka arritur që të jap kontribut të rëndësishëm në fushën e studimeve e botimeve të burimeve me të dhëna të reja. Shtypi islam i kohës ishte në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, kuptohet edhe në shërbim të çështjes fetare. Në këtë vepër janë trajtuar edhe personalitetet e njohura fetare të kësaj kohe të cilët ishin edhe personalitete të njohura në lëvizjet kombëtare, arsimore, fetare etj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…