Prishtinë, 7 Shkurt 2013

Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e Xhamisë së Emin Pashës, objekt i trashëgimisë në Prizren
Sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, ka theksuar se nëpërmjet nënshkrimit të këtij memorandumi thellohet edhe më tutje bashkëpunimi i Ministrisë me Agjencinë ‘TIKA’ dhe zhvillohet bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe të Turqisë.

PRISHTINË, 7 SHKURT – Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit (MKRS), Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BDQ kanë nënshkruar të enjten memorandumin për konservim-restaurimin e Xhamisë së Emin Pashës në Prizren.

Nënshkrimin në emër të MKRS- së e ka bërë sekretari i përgjithshëm, Veton Firzi, ndër- sa në emër të Agjencisë ‘TIKA’ e ka bërë shefi i Zyrës për Kosovën i kësaj agjencie, Adem Urfa, kurse sekretari Resul Rexhepi ka nënshkruar memorandumin në emër të BIK-ut Ky memorandum parasheh realizimin e projektit për konservim – restaurimin e Xhamisë së Emin Pashës në Prizren, ku implementimin do ta realizojë Agjencia ‘TIKA’ në bazë të Ligjit për Trashëgimi dhe Ligjit për Ndërtim lë Republikës së Kosovës. Ndërkaq MKRS-ja nëpërmjet këtij memorandumi obligohet ta bëjë sigurimin informatave dhe dokumentacionit të nevojshëm, ta sigurojë lejen për miratim të projektit si dhe të asistojë në koordinim me

institucionet e tjera relevante për sigurimin e lejeve: komunale, të pronarit e leje të tjera. Ndërsa BIK-u obligohet që si pronar i objektit ta lëshojë lejen për implementimin e punimeve në këtë projekt konservues- restaurues.

Sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, ka theksuar se nëpërmjet nënshkrimit të këtij memorandumi thellohet edhe më tutje bashkëpunimi i Ministrisë me Agjencinë ‘TIKA’ dhe zhvillohet më tutje bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe të Turqisë. “Ne konsiderojmë se ‘TIKA’ është një partner i rëndësishëm i MKRS-së sidomos në fushën e trashëgimisë, e ndër partnerët më të rëndësishëm është edhe TIKA e Turqisë. Sigurisht se ne si ministri jemi të interesuar që buxheti sivjetmë edhe i viteve në vijim të jetë më i madh, pra të jetë gjithmonë në rritje, sidomos për projektet e trashëgimisë kulturore, kështu që i falënderoj përfaqësuesit e ‘TIKA’-s për ndihmën dhe punën që po e bëjnë në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndërsa shefi i Zyrës për Kosovë i TIKA’-s, Adem Urfa, ka theksuar se agjencia është aktive që nga 2007-ta në Kosovë dhe ka implementuar shumë projekte konservimi e restaurimi të objekteve të trashëgimisë kulturore. “Populli i Kosovës ka treguar gatishmërinë e tij, po ashtu edhe mbështetja e institucioneve të Kosovës dhe Bashkësisë Islame na kanë ndihmuar që në fushën e trashëgimisë të kemi ngritje të buxhetit dhe të restaurimit të objekteve të trashëgimisë. Potencoj se në tërë rajonin e Ballkanit, Kosova është një prej shteteve e cila u ka dhënë më së shumti rëndësi këtyre objekteve dhe që më së miri i ka mbrojtur këto objekte”, është shprehur Urfa.

Kurse në prononcimin e tij, sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi, ka përmendur se Kosova, ndonëse është e vogël me hapësirë, ka pak kilometra, por për nga aspekti i trashëgimisë kulturore ka me çfarë të mburret dhe kujtoi se pjesën më të madhe të kësaj trashëgimie e përbëjnë xhamitë. “Natyrisht, dhëmbi i kohës ka qenë i pamëshirshëm ndaj këtyre monumenteve të kulturës e trashëgimisë tonë, mbase edhe moskujdesi meritor i faktorit njeri ka shkaktuar që disa prej këtyre monumenteve sot janë në një gjendje jo të mirë të tyre, prandaj me nënshkrimin e këtij memorandumi bashkëpunimi të këtyre tri institucioneve relevante dhe me përgjegjësi sikur e rrit shpresën se një ditë këto monumente të rrezikuara do t’i mbijetojnë kohës”, është shprehur sekretari Rexhepi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…