31 dhjetor 2019
Grupi i radhës për kryerjen e Umres pas qëndrimit disa ditor në Medine ku vizituan vendet me rëndësi fetare, kulturore e historike si Kodra e Uhudit, Xhamia Kibletejni, Xhamia Kuba etj. Ata më pas pasi që u veshën me ihrama u nisën për në Meke për kryerjen e Umres. Ata dje kanë përfunduan edhe umren dhe më pas do të vizitojnë edhe vende tjera në kuadër të programit të vizitës në vende të shenjta.
Kjo umre po organizohet nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe ky grup është nën udhëheqjen e mr. Fitim Gashi nga zyrja e Haxhit dhe Umres i cili njofton se i gjithë grupi janë shëndosh e mirë.