Prishtinë, 26 dhjetor 2019
Redaksia e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua dhe u analizuan dy numrat e fundit të revistës 347-348.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryeredaktori i revistës, dr. Ajni Sinani, sekretari i redaksisë, dr. Rexhep Suma, anëtarët e redaksisë, mr. Ramadan Shkodra, mr. Azmir Jusufi, dr. Ejup Haziri, dr. Valon Myrta, dhe mr. Vaxhide Bunjaku.
Në fjalën e hapjes, kryeredaktori Sinani, paraqiti rendin e ditës dhe bëri një vlerësim të përgjithshëm të artikujve të publikuar, me theksin e veçantë çmoi prurjet cilësore të këtyre dy numrave. Ai po ashtu gjatë fjalës së tij falënderoi për angazhimin dhe punën e kritikës konstruktive të anëtarëve të redaksisë që kanë dhënë deri më tani.
Më pas anëtarët e redaksisë paraqitën mendimet e tyre përkitazi mbi artikujt e publikuar në revistë, duke nxjerr në pah peshën dhe vlerat që përçojnë këto shkrime te lexuesi dhe opinioni i gjerë, si dhe u bisedua edhe për pamjen vizuale e strukturore që kanë pasur numrat e kaluar. Numri i ardhshëm dhe i fundit i revistës për këtë vit kalendarik pritet që të botohet shumë shpejt.