Me rastin e Kërshëndellave, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i ka dërguar Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergjit, telegram urim, në të cilin thuhet:

I nderuari ipeshkëv, Dodë Gjergji,
Sot, me rastin e festës së Kërshëndellave, kam nderin e veçantë t’ju drejtohem me këtë mesazh urimi e përgëzimi Juve, meshtarëve tuaj, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi.
Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane.
Zotni Ipeshkëv, festat fetare te ne gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, nga to kemi mësuar e kultivuar tolerancën, harmoninë, ndërgjegjësimin për paqen, respektin dhe dashurinë për tjetrin.
Zotni Ipeshkëv, nëpërmjet jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë.
Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi.

Prishtinë, 24 dhjetor 2019

Me respekt,
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…