16 dhjetor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi.

Myftiu Tërnava pasi i dëshiroi mirëseardhje mysafirit, fillimisht i uroi sukses në detyrën dhe përgjegjësinë që ka marrë më pas e njohu atë me zhvillimin e jetës fetare në vend dhe me institucionet e BIRK-ut, duke potencuar se organet e BIRK-ut  vazhdimisht  janë  të përkushtuar për një Kosovë, qytetarët e së cilës të bashkëjetojnë në dashuri e harmoni ndërfetare e tolerancë, të cilën tashmë e kanë kultivuar prej shekujsh. Po ashtu  Myftiu Tërnava theksoi respektin dhe mirënjohjen që gëzojnë forcat e KFOR-it te të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai në këtë vazhdë tha se kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit me KFOR-in. Nga ana e tij, komandant i ri i KFOR-it në Kosovë Gjeneralmajor Michele Risi falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tij personal dhe të Bashkësisë Islame  që udhëheq në mbajtjen dhe kultivimin e vetëdijes për paqen, për harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe për bashkëjetesën qytetare. Ai në fund tha se NATO në Kosovë është e përkushtua për të krijuar siguri për të gjithë qytetarët dhe se misioni i saj si një forcë e besueshme për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…