Me 3 dhjetor Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava ka pritur ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. Myftiu Tërnava duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadorit Nicholas Abbott me këtë rast falënderoi Britaninë e Madhe për kontributin në ndërtimin e shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës.
Ai më pas ka njohur ambasadorin me organizimin dhe punën e BIRK-ut si dhe angazhimin dhe përkushtimin e këtij institucioni që Kosova të vazhdoj të jetë një vend ku t ë gjitha komunitetet fetare respektojnë, duanë njëri tjetrin dhe jetojnë në harmoni të plotë fetare, ku shqiptarët janë model në këtë çështje.
Nga ana e tij Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbot , ka shprehur kënaqësinë e tij për mikpritjen, dhe ka falënderuar myftiun Tërnava dhe BIRK-un për kontributin që po jep që Kosova të jetë një vend i respektit, tolerancës, harmonisë ndërfetare.
Ai edhe një herë ka konfirmuar se Britania e Madhe edhe më do të ofrojë përkrahje për të gjitha komunitetet në Kosovë, të jetojnë në paqe, mirëqenie e prosperitet.