Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës

Prishtinë, 5 dhjetor 2019

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava. Ai fillimisht falënderoi anëtarët e Kryesisë për angazhimin dhe aktivitetet që janë duke i bërë në terren. Në këtë mbledhje në rend dite ishte parapërgatitja për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, aprovimi i Projekt-buxhetit për vitin 2020 dhe raporti i Haxhit 2019.

Më pas, Kryesia shqyrtoi disa lëndë dhe mori vendime në kompetencë të saj, si dhe u diskutua për çështje të ndryshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…