27 shtator 2019
Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Siminica, me datë 26 dhe 27 shtator 2019 vizitoi xhaminë “Nurul Islam” në M. Gladbach. Ai para xhematit mbajti një ligjëratë, në të cilën fillimisht uroi dhe përshëndeti kryesinë dhe imamin e kësaj xhamie për blerjen e objektit për xhami në sipërfaqe rreth 800 m2. “Më lejoni që në emrin tim personal, në emër të Myftiut Tërnava, si dhe në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të organeve të saja udhëheqëse t’u uroj për blerjen e objektit për xhami, si dhe t’u përgëzoi për punën dhe aktivitetet madhore që po i bëni në xhaminë tuaj.”
Gjatë kësaj vizite, drejtori Simnica mbajti edhe hytben e xhumasë dhe i priu namazit të xhumasë në xhaminë “Nurul Islam”
Ai në emër të Kryesisë së BIK-ut premtoi se në të ardhmen do të shtohet edhe më shumë bashkëpunimi me xhamitë e mërgatës sonë.