Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot u prit nga Shërbëtori i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud.

 Mbreti Selman i dëshiroi mirëseardhje delegacionit kosovar duke theksuar përkushtimin e Arabisë Saudite për të ofruar mirëqenie për të gjithë popujt e botës. Ai gjithashtu falënderoi Myftiun Tërnava dhe popullin e Kosovës për qëndrimet pozitive dhe përkrahëse ndaj Arabisë Saudite, duke theksuar se në Arabinë Saudite gjenden dy vendet e shenjta dhe gjithashtu Kibla (drejtimi nga falen) e myslimanëve, andaj “është nder dhe obligim yni të kujdesemi për të gjithë myslimanët në botë”,- theksoi ai.
Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e tij personal dhe të qeverisë së tij për të punuar për përhapjen e tolerancës dhe për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Ai shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve për të mirën e dy popujve.
Myftiu Tërnava e falënderoi Mbretin e Arabisë Saudite për mikpritjen dhe për rastin për t’u takuar, duke theksuar se populli i Kosovës e falënderon Arabinë Saudite për përkrahjen e ofruar Kosovës në fusha të ndryshme në kohët më të vështira. Gjithashtu falënderoi Mbretin Saudit për mbështetjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në takim morën pjesë Princi Faisal bin Farhan bin Abdullah, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Çështjeve Islame dr. Abdul-Latif bin Abdul Aziz Al-Sheikh, dhe ndihmëssekretari i Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta, z. Tamim bin Abdul Aziz Al-Salem, ndërsa në shoqërim të Myftiut ishin shefi i Kabinetit mr. Besim Mehmeti dhe z. Tansel Rogova.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…