Me nismën e Drejtorisë për Kulturë e Veprimtari Botuese, Kryesia e BIK që nga sot ka filluar realizimin e aksionit “Libri më afër lexuesit” me ç‘rast sot kanë vizituar bibliotekën “Azem Shkreli” në Pejë, të cilës i kanë dhuruar literaturën e botuar nga Kryesia e BIK, respektivisht shtëpia botuese “Dituria Islame”.

Në emër të Kryesisë së BIK-ut, literaturën bibliotekës “Azem Shkreli” ia dorëzuan Ramadan Shkodra, drejtor për Kulturë e Veprimtari Botuese dhe Agim Gashi përgjegjës për literaturë, të cilët u shoqëruan nga kryetari i Këshillit të BI së Pejës, Musli ef. Arifaj.
Këta u pritën nga shefi i sektorit të kulturës në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë, z.Aver Husaj dhe drejtoresha e bibliotkeës “Azem Shkreli” , znj. Shengyl Klemendi, të cilët falënderuan zyrtarët e Kryesisë së BIK për fondin e librave të dhuruara.

Bibliotekës “Azem Shkeli” iu dhuruan 109 tituj me 340 kopje të fushave të ndyshme si teologji, gjuhësi, histori, kulturë, letërsi etj.

Aksioni “Libri më afër lexuesit” do të vazhdojë edhe në bibliotekat tjera në qendrat kryesore të vendit dhe në bibliotekat qendrore të trojeve shqiptare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…