Prishtinë, 30 shtator 2008

Ligjërata (dersi) e H. Resul ef. Rexhpit e mbajtur në xhaminë “Sulltan Murat” në Prishtinë  me rastin e festës së Fitër – Bajramit

Falënderimi i takon Allahut të Gjithmëshirshëm. Vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm nga Ai ndihmë kërkojmë. Përshëndetjet dhe salavatet tona ia përcjellim Muhamed-Mustafasë, familjes së tij të ndershme dhe shokëve të tij besnik.

Të nderuar vëllezër!
Jemi tubuar sot në këtë ditë feste, në këtë vend të shenjtë për ta madhëruar dhe falënderuar Allahun-Krijuesin e Gjithësisë.
Ky Bajram ose kjo festë për ne është e veçantë për shumë arsye. Është Fitr-Bajrami i parë në Kosovën tonë të dashur, shtet sovran dhe demokratik. Gjithashtu, kjo festë sot është e veçantë sepse është Bajrami i parë i shpallur festë shtetërore nga ligjëvënësit kosovarë, që do të thotë se këtë festë e festojmë të gjithë qytetarët tanë, gjë kjo e cila neve nga bënë të lumtur.
Prandaj, edhe me këtë rast fëlënderojmë Allahun dhe i kujtojmë me pietet të gjithë ata që u flijuan për këtë ditë, që ne sot të jetojmë të lirë.

Vëllezër të nderuar!
Sot po e lëmë pas muajin e agjërimit, të solidaritetit e të bëmirësisë. Sot po e lëmë pas Ramazanin. Po lëmë pas agjërimin, të cilin e kemi bërë me dëhirë për një vetëdisiplinë të trupit dhe shpirtit duke iu përkulur Allahut. Sapo u adoptuam se si me ibadet dhe duke e kënaqur shpirtin t’i mundim epshet trupore. Agjërimi na mësoi se si të jetojmë me moral të pastërt.
Prandaj, ig ëzuar dh ei lumtur është ai i cili mund të qënfrojë para Krijuesit të qiejve dhe Tokës me agjërimin e tij, me ibadetin e tij, me shpirtin e tij të pastër dhe dëshirë për të jetëuar në paqe dhe mirësi.
Në ditën e Bajramit është e pëlqyeshme që besimtari të pastrohet, të parfymoset dhe t’i veshë rrobat më të bukura që i ka. Është synet që para se të shkohet në xhami mei ngrënë disa hurme tek.
Në këtë ditë të madhe fstive, të gjithë myslimanët në tërë rruzillin tokësor janë të ftuar në tryezën e Allahut.
Ku do të shpërblehen me dhuratat e Tij dhe do t’i zëvendësojnë mëkatet e tyre me sevabe, si thotë Allahu xh.sh. në Kur’an:
فأولئك يبدل الله سيئاتهم حسنات‏
Të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira...”

Vëllezër të nderuar!
Siç e dini dhe ju, kuptimi i vërtetë i besimit në fenë islame, nuk është diç nominale apo vetëm një formalitet i thjeshtë. Besimi-imami është ndjenjë e fatit dhe gëzimit, e fituar me anë të virtytit si një aksion pozitiv, me anë të koncepcioneve konstruktive si dhe me punë dinamike dhe efektive.
Kura’ni dhe Syneti definojnë masat e duhura dhe përcaktojnë standartet për një besiim kuptimplotë. Sipas kësaj të të qenë besimtarë të vërtetë duhet të besojmë në Allahun, në engjejt e Tij, në Librat e Tij të kompletuara me Kur’anin, në të Dërguarit e Tij, nga të cilët Muhamedi a.s. qe i fundit, me besuar në Ditën e Kijametit (Gjykimit), dhe në caktimin ose diturinë absolute të Zotit. A thua mjafton vetëm kjo? Jo!
– Zotin me besue gjithmonë – me pas besim të paluhatshëm në Të.
– Atë që ta ka dhënë Zoti me e shfrytëzuar ashtu siç porositë Ai, qoftë pasuri, shëndet, përvojë, dituri etj.
– Me i kryer me rregull adhurimet ditore, javore, mujore dhe vjetore.
– Me i paguar obligimet e tyre fetare (zeqatin) benifikuese të vet – institucione qofshin ose individ – minimumi i të cilave është 2.5%
– Me u kënaqur me të mirën e me të drejtën, e me luftuar kudnër dukurive të gabuara e të këqija me të gjitha mjetet e ligjshme me të cilat disponojmë.
– Me e dashtë më tepër Allahun dhe Pejgamberin, me i dashtë bashkëbesimtarët vetëm për hirë të Allahut, me i dashtë fqinjtë e afërt e të largët duke treguar përzemërsi për ta.

Nga kjo shihet se kuptimi i vërtetë i besimit bënë që islami të jetë prezent në çdo pore të jetës.
Lidhur me këtë Allahu në Kur’an udhëzon e thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, e respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhnjyes, i urtë”. (9:71)

Të nderuar besimtarë!
Sipas Islamit, feja është një ligj hyjnor i dhënë nga Zoti, kurse fjala Islam do të thotë: Paqë, pastërti, nënshtrim dhe bindje, e që thënë ndryshe është: Nënshtrim ndaj Zotit dhe bindje ndaj Ligjit të Tij. Si e tillë, feja është e vjetër aq sa edhe njeriu. Madje, të gjithë pejgamberët, edhepse qenë larg njëri-tjetrit nga aspekti vendor dhe kohor me gjuhë të ndryshme, me dallime tjera specifike, i gjejmë të bashkuar dhe të mëshiruar në një ide, me një qëllim dhe një cak, në një rrugë të vetme, në rrugën e Islamit-rrugën e Allahut.
Siç konfirmohet edhe me Kur’an, të gjithë pejgamberët gjatë historisë, predikuan fenë e vërtetë të Allahut:
و لقد بعثنا فى كل أمة رسولا أن اعبدوا الله و اجتنبوا الطاغوت
Ne, vërtetë, i kemi dërguar çdo populli të dërugar (i cili ka thënë) faluni Allahut dhe shmanguni idhujve”. (En-Nahl, 36)
Nuk duhet harruar se adhruimi ndaj Allahut është një nga qëllimet më madhore të krijimit të njeriut, madje vet misioni i ardhjes së tij në këtë botë është adhurimi që duhet kushtuar Zotit.
Natyrisht, për t’ia arritë këtij qëllimi, Allahu, përveç se i dërgoi udhëzues-pejgamber dhe libra qiellor ose hyjnorë, njeriut i dhuroi edhe mendjen-arsyen. Prandaj, sipas islamit, feja dhe shkenca, besimit dhe arsyeja, ëndrojnë përkrah njëra-tjetrës. Ësht ëthënë edhe kjo: Zoti i dhuroi njeriut dy libra: Kur’anin dhe Universin. I pari është fjalë, kurse i dytë është krijimi i Tij, dhe me plotë të drejtë është thënë: Kur’ani është universi që hesht, kurse universi është Kur’ani që flet. Dhe nuk ka përplasje mes tyre.
Besimi-imani, si veçori shpirtërore, i është dhënë njeriut dhuratë nga Zoti, dhe këtë dhuratë ai duhet ta çmojë, ta kultivojë e ta respektojë.
Filozofi i shquar Henri Bergson thoshte: Është gjetuar dhe gjendet shoqëri njerzore pa shkencë, pa art e filozofi, mirëpo asnjëherë nuk është gjetuar ndonjë shoqëri pa fe”.
Kurse, Plutarku – historin i vjetër grek, thotë: “Gjatë historisë ka mundur të ndodhë që të ketë qytete pa fortifikata, pa shkolla, pa pallate luksoze, por asnjëherë nuk është hasur ndonjë qytet pa faltore”.
Pra njeriu është i lidhur ekzistencialisht me Zotin, sepse shpirti i tij, sipas natyrës së vet paraekzistenciale është i kthyer nga Zoti, dh ei përcaktuar nga brenda për Zotin.
Kurse, Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “Ti drejto fytyrën tënde kah feja si besimtar i vërtetë, feja e Allahut me të cilën i krijoi njerëzit. S’ka ndryshim të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë, por shumica e nejrëzve nuk e dinë.
Ndërkaq, filozofi naglez, David Hum thoshte: “Shikoni, e gjithë renditja në natyrë vërteton ekzistencën hyjnore, Zotin”.

Vëllezër të nderuar:
Po iu përkujtoj se besimi në Islam është i përcjellë me kodin e normave morale. Shtyllë e shoëqrisë së shëndoshë është morali.
Pejgamberi a.s. thoshte:
أكمل المؤمنين إيمانا أحسنهم خُلُقًأ
“Besim të plotë kanë ata që kanë mirësjelle më të mirë”
Si vlerat morale, krahas dobisë së tyre n ëkëtë botë, ato gjithashtu premtojnë shpërlbimin me Xhenet. Pejgamberi a.s e përsëriste:
الخلق الحسن يدخل صاحبه الجنة
“Morali i lartë e futë në Xhenet atë që e posedon atë”.

H. Resul Rexhepi

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…