9 shtator 2019
Sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Ahmet ef. Sadriu, i shoqëruar nga zëvendëssekretari i Kryesisë, Rexhep ef. Luma, sot inspektuan punimet në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës.
Këta panë nga afër punimet që janë zhvilluar në këtë objekt, si dhe u njoftuan nga përgjegjësit mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve.
“Ne, si komision i caktuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, jemi sot këtu për të inspektuar punimet në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës. Punët deri më tani kanë ecur mbarë dhe jemi të kënaqur me punën e punëkryesit. Falënderojmë donatorin Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e këtij objekti,”- tha sekretari Sadriu.