Prishtinë, 4 shtator 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario

Myftiu pasi i dëshiroi mirëseardhje mysafirit, e njohu atë me zhvillimin e jetës fetare në vend dhe me institucionet e BIRK-ut, duke potencuar se BIRK-u vazhdimisht është përkushtuar për një Kosovë, qytetarët e së cilës të bashkëjetojnë në dashuri e harmoni ndërfetare e tolerancë, të cilën tashmë e kanë kultivuar prej shekujsh. Myftiu theksoi respektin dhe mirënjohjen që gëzojnë forcat e KFOR-it te të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai në këtë vazhdë tha se kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit me Kfor-in.

Nga ana e tij, gjeneralmajor Lorenzo D’addario falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tij personal dhe të Bashkësisë që udhëheq në mbajtjen dhe kultivimin e vetëdijes për paqen, për harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe për bashkëjetesën qytetare.

Ai në fund tha se NATO në Kosovë është e përkushtua për të krijuar siguri për të gjithë qytetarët.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…