27 gusht 2019
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se sot, me datë 27 gusht 2019, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur edhe grupi fundit i haxhive, që këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta në Meke dhe Medine.
Bashkësia Islame e Kosovës shprehet e kënaqur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e organizimit të haxhit dhe njofton se gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë dhe pa ndonjë problem, ndaj lusim Zotin e Madhëruar që haxhive t’ua ketë pranuar haxhin, ibadetet dhe duatë e tyre.
Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin udhëtuan 1080 besimtarë.