Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhive 27 gusht 2019 Grupi i katërt i haxhive kosovarë, të cilët sivjet kryen haxhin në Meke dhe Medine ka arritur mbrëmë shëndosh e mirë në Kosovë. Në pritje të tyre kishte dalë një numër i madh familjarësh. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se edhe grupi i fundit i haxhive të Kosovës do të arrijë sipas planit të paraparë.