Prishtinë, 23 dhjetor 2011
Me rastin e festës së Kërshëndellave Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava sot i ka dërguar një telegramurimi ipeshkvit, Dodë Gjergji, në të cilin thuhet:
I nderuari Ipeshkëv,
Dodë Gjergji
TELEGRAMURIMI
Kam nderin, kënaqësinë dhe respektin që në emrin tim dhe në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, me rastin e festës së Kërshëndellave t’Ju përgëzoj juve, gjithë meshtarët katolikë në Kosovë, si dhe besimtarët e krishterë.
Kërshëndellat në vete simbolizojnë lindjen, jetën, mbarësinë dhe mesazhin për një shoqëri të ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë.
Zotni Ipeshkëv, festat fetare tek populli ynë gjithherë kanë qenë ngjarje që na kanë bashkuar duke reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën e ndërgjegjësimin, dhe jam i bindur se kështu do të jetë gjithmonë.
Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi.
Me respekt,
Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava