Duke iu referuar miratimit të ligjit për zonën historike të Prizrenit, i cili në këto ditë u miratua në parim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, e duke patur parasysh interesin kulturor, historik, qytetar, etnik e fetar të Prizrenit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, për opinionin publik lëshon këtë:

DEKLARATË

 

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit shpreh keqardhjen për miratimin në parim të ligjit për zonën historike të Prizrenit nga ana e deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ne, kemi pritur që pas gjithë atyre vërejtjeve të drejta nga shoqëria civile dhe pas gjithë atij peticioni jashtëzakonisht të madh dërguar Institucioneve relevante të Republikës së Kosovës nga ana e qytetarëve të Prizrenit, se paku Institucionet qendrore të vendit do të ndalen për një moment për ta shqyrtuar vullnetin e qytetarëve të Prizrenit. Askush nga qytetarët që e ka nënshkruar këtë peticion nuk ka bërë ndonjë veprim kundër një bashkësie fetare; të gjithë ata kanë kontribuar për përpilimin e një ligji të drejtë, që nuk e lëndon kulturën e qytetit të lashtë të Prizrenit dhe që nuk e lëndon asnjë bashkësi etnike dhe fetare në Prizren. Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit nuk është kundër një ligji për zonën historike për Prizrenin e as nuk është kundër sugjerimeve të Pakos së Ahtisarit në lidhje me këtë, por është kundër një ligji që në qytetin e Prizrenit, madje mu në zemrën e tij- një bashkësie të caktuar fetare dhe etnike i jep kompetenca të ekstraterritorialitetit në dëm të bashkësive të tjera fetare dhe etnike. Një ligji të mirë për qytetin e Prizrenit, më së shumti ka të drejtë t’i gëzohet Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, pasi që është pronar i më shumë monumenteve historike në këtë qytet. Por, sikundër kësaj, një ligji diskriminues siq ka ndodhur këto ditë me ligjin në fjalë, përsëri Bashkësia Islame e Prizrenit ka të drejtë të ndjej keqardhjen më të madhe, pasi që ajo lëndohet më shumë nga të tjerat. Në fund, ndjejmë keqardhje të madhe se si asnjë institucion i Kosovës nuk ka gjetur kurajën qytetare dhe institucionale, që ta konsultojë Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit në lidhje me këtë ligj. Injorimi dhe diskriminimi që po vazhdon tash e sa vjet. veçse e shton mllefin e besimtarëve islamë edhe ndaj shumë padrejtësive të tjera që po u bëhen atyre. Fare në fund, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit e mbështet një ligj për Prizrenin, që në rrafshin kulturor, historik, qytetar, etnik dhe fetar shfaqet i drejtë ndaj të gjithëve dhe për të gjithë. Mbi të gjitha, aty ku ka padrejtësi, fitues nuk ka, humbës janë të gjithë.

Prizren,

23.12.2011

  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
  • Konkurs

    Datë: 29 tetor 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri shpallë: KONKURS Për plotësimi…
  • Reagim

    Bashkësia Islame e Kosovës dënon ashpër sulmin e djeshëm terrorist në selinë e kompanisë s…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…