Prishtinë,9 nëntor 2012


Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Volker R. Halbauer, të cilit i uroj sukses në krye të misionit të KFOR-it.

Myftiu Tërnava ka çmuar lart kontributin e KFOR-it në ruajtjen e rendit dhe qetësisë, si dhe në krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, gjenerali i KFOR-it, Volker R. Halbauer, pasi falënderoi Myftiun për pritjen, tha se çmon kontributin dhe angazhimin e BIK për ofrimin e komuniteteve dhe angazhimin për krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Angazhimi i juaj për paqe, tolerancë e bashkëjetesë është një kontribut i rëndësishëm për shoqërinë e Kosovës në këtë fazë të tranzicionit.” – tha gjenarali Volker R. Halbauer.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…