Prishtinë, 27 maj 2019
Ekrem ef. Simnica-drejtor për Diasporë në Bashkësisë Islame të Kosovës, më 21.05.2019, vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Goldau – Zvicër, ku përveç të tjerash mbajti ligjeratë pas namazit të akshamit dhe fali namazin e jacisë dhe namazin e teravive.
“Sot isha mysafir në xhematin e hoxhës shumë të nderuar dhe respektuar z. Rexhep ef. Gurgurovci. Kaluam çaste të paharrueshme me këtë xhemat dhe kryesi të mrekullueshme. Në emër të BIK-ut, në emër të organeve dhe institucioneve të tij dhe dhe në emrin e Myftiut Tërnava, i uruam për muajin e Ramazanit, duke e lutur të Madhin Zot për agjerim të lehtë e të pranuar. Gjithashtu i falënderova për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm të tyre për vendlindjen dhe për institucionet tona fetare-arsimore: Medresenë “Alauddin” dhe Fakulltetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Allahu e shpërbleftë kryetarin e xhamisë, kryesinë e nderuar dhe xhematin për respektin dhe nderin e treguar ndaj nesh. Ne i njohëm mërgimtarët tanë me zhvillimet, të arriturat si dhe sfidat me të vilat ballafaqohemi.
I sigurova mërgimtarët tanë në emër të BIK-ut për një bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen”,- u shpreh drejtori Simnica.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…