Prishtinë, 9 maj 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, shtroi iftar për nëpunësit dhe anëtarët e Kryesisë së BIRK-ut. Me këtë rast, Myftiu Tërnava e luti Zotin që agjërimin, namazin, duatë dhe adhurimet e tjera të na i pranojë. Ai me këtë rast ka shprehur falënderime për punën dhe angazhimin që po japin nëpunësit dhe anëtarët e Kryesisë së BIRK-ut veçanërisht gjatë këtij muaji të bekuar.
Ai po ashtu ka njoftuar se gjatë tërë këtij muaji do të ketë aktivitetete si ligjërata, iftare, tribuna të ndryshme anekënd Kosovës dhe se do të të jenë sa më afër xhemateve. Po ashtu edhe në aspektin humanitar jemi duke shpërndarë shumë ndihma që edhe skamnorëve t’ua lehtësojmë gjendjen e tyre sociale që edhe sofrat e tyre të jenë të begatshme.