Prishtinë, 9 maj 2019
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava. Ai shfrytëzoi rastin dhe uroi për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit.
Ai fillimisht falënderoi anëtarët e Kryesisë për angazhimin dhe aktivitetet që janë duke i bërë në terren, u fokusua në fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit duke theksuar se edhe këtë vit BIRK-u gjatë këtij muaji ka filluar me aktivitete fetare në mënyrë që të jemi sa më pranë xhemateve tona me ligjërata, tribuna, pastaj do të kemi iftare të ndryshme, si dhe ekipi i Ramazanit që tanimë ka filluar t’i vizitojë të gjithë Këshillat BI-së së Kosovës, ku do të mbajnë hutbe, ligjërata dhe do të ketë dalje për namazin e teravisë. Po ashtu kemi përgatitur dhe janë duke u transmetuar për çdo ditë ligjëratat fetare të përgatitura nga Kryesia e BIRK-ut enkas për këtë muaj. Edhe në anën humanitare kemi aktivitete të përditshme me anë të Shoqatës Humanitare ‘Bereqeti”, jemi duke i shpërndarë 5000 paku ushqimore për familjet e varfra, një ndihmë kjo e ardhur nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë, por ka edhe donatorë vendorë, të cilët kanë besimin që ne me anë të Bereqetit t’i ndihmojmë familjet skamnore, po mundohemi që t’ua lehtësojmë gjendjen gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dhe që sofrat e tyre të jenë të mjaftueshme me ushqim.
Kryeimami i BIRK-ut Sabri ef. Bajgora foli përkitazi me aktivitetet fetare që do të ketë gjatë këtij muaji të Ramazanit dhe theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe ekipet janë gati, nesër do të fillohet me ligjërata dhe mbajtje të hytbeve, në program i kemi tetë komuna. Po ashtu edhe këtë vit kemi dërguar disa imamë për Ramazan në Kukës dhe Peshkopi, ku do të shërbejnë për një muaj.
Kurse drejtori për shtyp, veprimtari botuese dhe kulturë Ramadan Shkodra theksoi se emisonet fetare që janë përgatitur nga Kryesia e BIRK-ut janë duke u transmetuar me kohë në televizionet nacionale dhe ato lokale, por këtë vit për herë të parë këto emisione po i japim edhe në rrjetin social-facebook të Kryesisë. Kurse përgatitja e emisioneve për Ramazan ka shkuar mirë dhe sivjet kemi pasur format të bashkëbisedimit në studio dhe u kemi dhënë hapësirë të rinjve, të cilët nuk kanë qenë pjesë e emisioneve të Ramazanit të përgatitura nga ne.
Më pas Kryesia shqyrtoi disa lëndë dhe mori vendimeve nga kompetenca e Kryesisë, si dhe u diskutua për çështje të ndryshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…