Me nismën e Kryesisë së Bashkësisë Islame, të premten më 6 korrik 2012, pas namazit të xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës u organizua aksion humanitar për ndihmë refugjatëve të Sirisë.
Për të sensibilizuar besimtarët që të përkrahin aksionin, imamët hytben e xhumasë ia kushtuan rëndësisë së ndihmës, bamirësisë e solidaritetit, e në rastin konkret ndihmës për lirinë.

{jathumbnail}Përpos aksionit nëpër xhami, kryesia e BIK ka hap llogari rrjedhëse për këtë qëllim, ku mund të kontribuojnë të gjithë të interesuarit.
Mjetet e grumbulluara nga ky aksion humanitar do t’u dërgohen refugjatëve dhe të zhvendosurve sirian në Turqi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…