Nga:                 Kryesia e Bashkësisë Islame e REPUBLIKËS së KOSOVËS – Prishtinë  

Lënda:             Ofertë për Ndërtim

Referenca:      Ndërtesa e vakëfit në Rahovec

Data:               26 mars, 2019

Përshëndetje,

Kërkohet nga ofertuesit e licencuar/regjistruar për ndërtim të ofertojnë për ndërtimin e Ndërtesës së Vakëfit në Rahovec sipas projektit të përgatitur.[1]

Forma e kontratës është “Lump Sum[2], për lloj të tillë të kontratës llogaria e pozicioneve bëhet nga vet ofertuesit, andaj pjesë e dosjes është edhe projekti[3].  

Të ofertohet për të gjitha pozicionet e parapara gjerë në përfundim të tërësishëm të punimeve, “çelësat në dorë”.

 

I tërë procesi i ndërtimit do të jetë në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës dhe sipas rregulloreve mbi ndërtimin e ndërtesave të vakëfeve.  

Kriteret e vlerësimit të ofertueseve

Përveç kushtit të çmimit më të lirë, kualitet të realizimit të punimeve i cili paraprakisht do të merret në konsideratë për vlerësim në bazë të përvojës paraprake të ofertuesve, gjithashtu e rëndësishme është edhe kohëzgjatja e realizimit të punimeve.

Kohëzgjatja e paraparë për realizimin e punimeve sipas ofertuesit do të

jetë: _ _ _ _  ditë kalendarike.

Ofertuesi duhet të ja bashkëngjisë ofertës dokumentacionin ligjor:

  1. Regjistrimi si operator ekonomik në regjistrin profesional, komercial dhe/ose të korporatës në vendin e tij të themelimit;
  2. Certifikatës se Biznesit;
  3. Certifikata e TVSH-së;
  4. Një vërtetim i nënshkruar nga administrata tatimore e vendit të themelimit të operatorit ekonomik, se operatori ekonomik në fjalë nuk është me vonesë për pagimin e tatimeve së paku deri në tremujorin e fundit të vitit para dorëzimit të tenderit;

Dokumentacionin mbi kapacitetin ekonomik dhe financiar:

  • Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi të mjaftueshme se qarkullimi vjetor i operatori ekonomik, gjatë tri viteve të fundit (2016, 2017 dhe 2018) ka qenë jo më pak se 250 000 € (të vërtetuar nga banka).

Dokumentacionin e kapaciteteve teknik dhe profesional:

  • Lista e projekteve të realizuar në tri vitet e fundit, duke saktësuar:

–    Punët  e përfshira (domosdo të këtë ndërtuar ndërtesë të ngjashme apo të përmasave më të mëdha);

–    Të saktësohen të gjitha projektet e punëve ndërtimore dhe aktivitetet ndërtimore në periudhën e shkuar trevjeçare, të përcjella me certifikata për kryerje dhe/ose përfundim të kënaqshëm të projekteve më të rëndësishme të punëve [referenca (të dëshmohen vlerat e projekteve të përfunduara), raportet e pranimeve teknike të punëve].

  • Kualifikimet shkollore dhe profesionale të personelit udhëheqës të operatorit ekonomik, drejtpërdrejtë përgjegjës për realizimin e projektit, gjegjësisht ndërtimit të ndërtesës:

a. Menaxheri i projektit (inxhinier i diplomuar i arkitekturës ose inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë- konstruktiv)

b. Inxhinier i arkitekturës ose inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë-konstruktiv;

c. Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë–hidroteknikë;

d. Inxhinier i diplomuar i elektrikes;

e. Inxhinier i diplomuar i makinerisë;

Për të lartshënuarit të dëshmohen diplomat dhe CV e tyre (sipas formës së “Europass”). KBIRK rezervon të drejtën që me rastin e zgjedhjes së fituesit të kërkojmë verifikimin e dokumenteve të ofruara;

  • Raportin për mjetet, stabilimentet dhe pajisjet teknike që janë në dispozicion të operatorit ekonomik për realizimin e projektit;   
  • Planin e hollësishëm dinamik mbi realizimin e punimeve sipas pozicioneve të parapara.

Kompanitë e interesuara dosjen për tenderim e projektit mund ta kërkojnë në këtë adresë elektronike: [email protected] (zyra e arkitektëve të Kryesisë së BIRK-së në Prishtinë)

Kërkesa për tërheqjen e dosjes për tenderim mund të bëhet deri me dt. 1 prill 2019, kurse dorëzimi i ofertës së kompletuar bëhet deri më datë 5 prill 2019, ora 15:00, në këtë adresë: KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, ZYRA E ARKITEKTËVE, Rruga “Bajram Kelmendi” nr. 84, 10 000 PRISHTINË.

Oferta duhet të përmbaj çmimin e materialit pa TVSH dhe të jetë e vlefshme për një muaj. Kohë për të cilën do të njoftoheni nëse jeni të zgjedhur për nënshkrim të kontratës.

KBIRK mbanë të drejtën ekskluzive për përzgjedhjen e ofertuesit të suksesshëm. Ftoheni të ofertoni me çmime të arsyeshme sipas tregut aktual të Kosovë dhe të prezantoni në dosjet e juaja të ofertave të gjitha dokumentacionin e kërkuar. Ofertuesi i suksesshëm do të njoftohet për nënshkrimin e kontratës, në të cilën kontratë do të parashihen të gjitha proceset e mbarëvajtjes së punimeve. 


[1] Pjesë e ofertës është edhe paramasa e përafërt, e cila duhet të ju shërbej për lehtësim të të kuptuarit të vëllimit të punimeve.

[2] Definicion i shkurtër i llojit të tillë të kontratës është: ‘’zotim për ndërtimin e projektit ‘’X’’ për ‘’Y’’ euro’’. Ofertuesit duhet të jenë të familjarizuar me këtë lloj të kontratës.

[3] Projekti mund edhe të pësojë ndonjë ndryshim eventual, por assesi ndryshim madhor.

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …