Prishtinë, 23 prill 2012
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në selinë e Kryesisë së BIK, drejtorin e Qendrës për Kërkime, Kulturë, Histori e Art (IRCICA-së), me seli në Stamboll, Dr. Halid Eren, me të cilin bisedoj për thellimin e bashkëpunimit të institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës me IRCICA-së.
Myftiu Tërnava e njohu dr. Halid Erenin me projektet që ka Bashkësia Islame e Kosovës për ruajtën, kultivimin dhe trajtimin adekuat të trashëgimisë kulturore e fetare tek ne, si pjesë e kulturës e qytetërimit në Ballkan e më gjerë.
{jathumbnail}Për këtë qëllim, Myfti Tërnava tha se tash veç është botuar Katalogu i dorëshkrimeve arabe që gjinden në bibliotekën e Bashkësisë Islame të Kosovës, është duke u punuar, për të parën herë, monografia gjithëpërfshirëse për xhamitë e Kosovës si dhe projekte që kanë të bëjnë me personalitetet e rëndësishme të së kaluarës sonë. Dr. Halid Eren u shpreh i kënaqur me rezultatet e arritura në fushën e kulturës, e posaçërisht në ruajtën e trashëgimisë islame, siç janë dorëshkrimet e vjetra orientale. Dr. Halid Eren u shpreh i gatshëm që të ndihmoj institucionet e BIK në përgatitjet dhe specializimin e kuadrit për ruajtjen dhe trajtimin e dorëshkrimeve dhe objekteve tjera që kanë vlerën monumenti apo dokumenti me rëndësi.