Prishtinë, 01 shkurt 2019
Dita Botërore e Mbulesës, data 1 shkurt, u shënua me aktivitete të shumta në Kosovë dhe Shqipëri. Me rastin e shënimit të kësaj date, në restorant “Golden” u organizua një tribunë për femra, e cila ishte organizuar nga qytetare aktiviste-vullnetare, nën udhëheqjen e Valbona Bytyqit.
Para të pranishmeve në këtë tribunë ligjëroi zyrtarja e DG-së, së Bashkësisë Islame të Kosovës, dr. Florentina Tërmkolli, e cila foli rreth temës: “Mbulesa, obligim hyjnor.”
Pas ligjëratës, programi vazhdoi me pika të ndryshme artistike që i kushtohen kësaj dite.
Ndërkaq, me po të njëjtën arsye, me datë 04 shkurt 2019, në Sallën e Kuqe në Prishtinë, u organizua një tribunë fetare me temën: “Shamia vlerë, traditë, identitet.”
Para të pranishmëve, në këtë tribunë ligjëroi udhëheqësja e Departamentit të Gruas së BIRK-ut, znj. Vaxhide Bunjaku, e cila foli rreth realitetit të femrës myslimane në Kosovë, si një faktor i stabilitetit në shoqëri.
Ligjërues të tjerë në këtë tribunë ishin edhe dr. Shefqet Krasniqi dhe znj. Edlira Durmishaj, psikologe.
Këtë tribunë edhe më shumë e begatoi pjesëmarrja e mysafires nga Anglia, znj. Lauren Booth, gatezare dhe aktiviste për të drejtat e njeriut në Angli, e cila shpalosi historinë e saj të konvertimit në islam, si dhe foli për vështirësitë me të cilat ballafaqohet një femër myslimane.