Prishtinë, 23 janar 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Klinës në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli Kadri ef. Berisha. Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite zhvilloi një takim me imamët e Këshillit të BI-së të Klinës dhe administratën të cilëve iu bëri thirrje për bashkëpunim dhe unitet të ndërsjellë, duke i ofruar kështu xhematit një Islam siç porosit Islami.
Ai gjithashtu porositi imamët që edhe më të japin kontribut në të mirë të Islamit dhe të vendit.
Ai poashtu çmoi kontributin e imamëve për promovimin e jetës fetare dhe për harmoninë fetare qe ka kjo komunë.