Prishtinë, 08 janar 2019
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton të gjithë hafëzët e Kuranit, të cilët dëshirojnë që t’i nënshtrohen provimit përfundimtar (për t’u pajisur me diplomë përkatëse) para komisionit vlerësues profesional në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, se provimi përfundimtar do të mbahet gjatë muajit korrik 2019.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
- Kopje e ID;
- Certifikata e lindjes;
- CV – ja, të dhëna personale dhe kualifikime;
- Vërtetim për përfundimin e hifzit.
Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Këshillin lokal të Bashkësisë Islame, ose në Drejtorinë Fetaro Arsimore të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Afati i fundit për aplikim do të jetë data 15 prill 2019.