Prishtinë, 29 dhjetor 2018

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës ka filluar mbledhjen e rregullt, në të cilën po merr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava. Mbledhjen e hapi kryetari i Kuvendit dr. Ajni Sinani, i cili falënderoi anëtarët e Kuvendit për punën, duke vlerësuar lart punën e kuvendarëve. Kryetari Sinani më pas e elaboroi punën e Kuvendit, duke potencuar se është bërë shumë në përmirësimin dhe avancimin e shumë çështjeve që janë në interes të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të vetë xhematit tonë.

Myftiu Tërnava vlerësoi punën e anëtarëve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës që janë duke dhënë në shërbim të myslimanëve dhe të vendit në përgjithësi.

Pas diskutimeve për projektbuxhetin e Kryesisë së BIRK-ut për vitin 2019, kuvendarët e votuan këtë projektbuxhet. Në këtë mbledhje u diskutuan edhe shumë çështje të tjera të ndryshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…