Kuvendi i BIRK-ut miratoi buxhetin e Kryesisë për vitin 2019 Prishtinë, 29 dhjetor 2018 Kuvendi i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, më datë 29 dhjetor 2019, të cilën e kryesoi kryetari i Kuvendit të BIRK-ut, dr. Ajni Sinani, në rend të ditës pati edhe shqyrtimin dhe miratimin e projektbuxhetit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për vitin 2019. Para kuvendarëve të BIRK-ut, projektbuxhetin e paraqiti drejtori financiar Kasim Gërguri, i cili arsyetoi dhe sqaroi projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Pas shqyrtimit, Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, me shumicë votash miratoi buxhetin e Kryesisë për vitin 2019. Në mbledhje u shtruan edhe shumë çështje të tjera të ndryshme.