Prishtinë, 18 nëntor 2018
Një delegacion i lartë nga Dijaneti i Turqisë, i kryesuar nga kryetari Ali Erbash posa arriti në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Në pritje të tij kishte dalë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me kabinetin e Kryesisë. Kryetari i Dijanetit Ali Erbash është mysafir i Kryesisë së BIK-ut dhe sot do të ketë një sërë vizitash dhe takimesh, ku fillimisht do të vizitojë Ambasadën Turke, më pas do të ketë takim në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, në të cilën do të pritet nga Myftiu Naim ef. Tërnava. Për namaz të drekës do të jetë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih”, për të vazhduar me vizitë vendit ku do të ndërtohet Xhamia Qendrore, e më pas do të ketë vizitë edhe në tyrben e Sulltan Muratit.

Ndërkaq në mbrëmje do të jetë mysafir në programin festiv për nder të Mevludit, të organizuar nga Kryesia e BIK-ut dhe Dijaneti i Turqisë, i cili do të mbahet në hotel Emerald.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…