Myftiu Tërnava vizitoi të lënduarit në QKUK

Prishtinë,16 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizitoi të lënduarit në Qendrën Klinike Universitare pas aksidentit që ndodhi në Mramor ku mbetën të vdekur katër persona dhe katër të tjerë të lënduar. Në këtë aksident ishte e përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila është në gjendje stabile pas ndihmës mjekësore që mori.

Pas vizitës Myftiu dha një prononcim për shtyp ku shprehi ngushëllime për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe luti Zotin xh.sh., që ata t’i mëshirojë me mëshirën e Tij të pakufishme, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë në këtë rast edhe vetë ambasadores KIvilcim Kiliç e cila kishte një gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…