Prishtinë, 13 nëntor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava prit në takim ish drejtorin e medresesë “Isa Beu” të Shkupit, prof. Bahri Aliun. Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën, e më pas e njohu atë me angazhimet dhe punët e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Nga ana e tij, ish drejtori medresesë “Isa Beu” të Shkupit prof. Bahri Aliu falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e uroi atë për mandatin e ri si Myfti i Kosovës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.