Prishtinë, 09 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Partisë së Drejtësisë, z. Ferid Aganin, i cili ishte i shoqëruar edhe nga anëtarët e tjerë të kryesisë së kësaj partie.

Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën kryetarin Agani, e më pas e njohu edhe me angazhimet dhe punët e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kryetari i Partisë së Drejtësisë z. Ferid Agani, e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e uroi atë për zgjedhjen edhe për një mandat si Myfti i Kosovës, duke i uruar shëndet dhe punë të mbarë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…