Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e parë pas zgjedhjeve Prishtinë, 10 nëntor 2018 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të mbajtura në tetor, nga të cilat dolën forumet dhe udhëheqësi i Bashkësisë Islame të Kosovës për periudhën 2018-2023. Në fillim të mbledhjes, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili siç dihet u zgjodh në krye të BIK edhe për një mandat, falënderoi forumet e BIK për besimin e dhënë që të drejtojë BIK për periudhën vijuese 2018-2023. Ai po ashtu përgëzoi anëtarët e rinj të Kryesisë së BIK për marrjen e besimit për të qenë pjesë e Kryesisë së BIK. Myftiu Tërnava kërkoj nga anëtarët e Kryesisë që në përputhje me kompetenca që ua jep Kushtetuta e BIK të kontribuojnë në mbarëvajtjen e jetesë fetare dhe të angazhohen që të bëjnë e të japin më të mirën në funksion të misionit që u është ngarkuar e besuar nga Kuvendi i BIK. Kryesia e BIK, po ashtu, shqyrtoi edhe një sërë lëndësh nga kompetencat e saja kushtetuese, me ç’rast edhe mori vendime adekuate.