Prishtinë, 09 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, z. Mërgim Lushtakun.

Deputeti Lushtaku e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e uroi atë për zgjedhjen edhe për një mandat në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar atij punë të mbarë dhe të suksesshme.

Myftiu Tërnava, e falënderoi deputetin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në të mirë të qytetarëve të vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…