Prishtinë, 02 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti një delegacion të lartë nga Dijaneti i Turqisë, i kryesuar nga drejtori i Përgjithshëm për Marrëdhënie me Jashtë, z. Erdal Atalay.

Drejtori Atalay përcolli urimet dhe përgëzimet më të sinqerta të kryetarit të Dijanetit të Turqisë, z. Ali Erbash-it, drejtuar Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnavës, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ai uroi që bashkëpunimi dhe bashkëveprimi ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Dijanetit të Turqisë të vazhdojë edhe më tutje.

Erdal Atalay solli edhe telegram urimin e kryetarit të Dijanetit të Turqisë Ali Erbash, në të cilin thuhet:

I nderuari

Naim Tërnava

Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës ,

ME EMRIN E ALLAHUT MËSHIRUESIT MËSHIRPLOTIT

Lajmin për zgjedhjen tuaj në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, pas zgjedhjeve të mbajtura me 27 tetor të vitit 2018, në Prishtinë, e morëm me shumë kënaqësi.

Me përzgjedhjen e grupit të votuesve prapë jenë në krye të një detyre shumë të rëndësishme, me përgjegjësi të lartë, të cilën deri më tani e keni kryer me shumë dinjitet, në shërbim të vëllezërve tanë besimtarë në Kosovë dhe dëshirojmë që bashkëpunimin e deritashëm mes institucioneve tona ta forcojmë edhe më.

Me këtë rast, më lejoni që personalisht t’ju uroi ju, Kryesinë e Bashkësisë Islame me të gjitha institucionet vartëse të saj për zgjedhjen tuaj, duke lutur Allahun e Madhërishëm që t’ju jap suksese e mbarësi. Lutemi që kjo rizgjedhje t’ju sjellë mirësi në rend të parë besimtarëve në Kosovë, Botën Islame dhe mbarë njerëzisë në përgjithësi.

Me nderime dhe respektin më të përzemërt,

Prof. dr. Ali Erbash

Kryetari i Dijanetit të Turqisë

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…