Prishtinë,1 nëntor 2018
Drejtori i Medresesë së Mesme Alaudin Mr. Jakup Çunaku me stafin e mësimdhënësve dhe stafin e administratës kanë uruar për të uruar Myftiun Naim ef. Tërnava në zgjedhjen e tij si kryetar i BIRK-ut. Drejtori Çunaku theksoi se vazhdimisht myftiu Tërnava ka ndihmuar Medresenë Aluddin si dhe kjo ndihmë do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Nga ana e tij myftiu Tërnava i falënderoi për urimet duke lutur Zotin që bashkërisht të punojmë në të mirë të fesë dhe vendit dhe se nuk do të kursej asgjë në realizimin e projekteve të parapara, e sidomos kur bëhet fjalë për Medresesë Alauddin dhe nxënësit e saj të cilët gjithnjë e kanë dëshmuar veten në shërbim të xhematit tonë.