Prishtinë,31 tetor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar Haxhi Skënder Bruçaj, i cili në emër të KKMSh-së uroi Myftiun Tërnava me rastin e zgjedhjes në krye të BIRK-ut.

Ai më këtë rast i dëshiroi Myftiut Tërnava shëndet dhe sukses duke lutur të Madhin Zot që t’i ndihmojë për realizimin e synimeve të përcaktuara si dhe përintensifikimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që kanë dy komunitetet.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin e KMSH-së, Skënder Bruçajn për vizitën dhe shprehu gatishmërinë që BIRK-u dhe KMSh-ja edhe më të shtojnë bashkëpunimin në të mirë të popullit në mënyrë që proceset kombëtare dhe ato të administrimit fetar t’i shpiejnë përpara.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…